Të paktën 6 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Rot Am See, një qytet në perëndim të Nurembergut në Gjermani.

Sipas burimeve lokale, viktimat janë pjesë e të njëjtës familje.

Agresori është ndaluar. Policia ka bërë me dije se ka edhe disa të plagosur.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në një ndërtesë, pranë një zone me 5200 banorë dhe sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një tragjedi familjare. Kështu ka komentuar në Twitter policia e Aalen.

Përveç të dyshuarit të arrestuar, sipas policisë nuk ka bashkëpunëtorë të tjerë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb