Kampionët Botës e nisin me këmbën e duhur Evropianin, fitojnë pastër përballë Ukrainës por nuk shkëlqejnë. Pretendentët kryesorë të këtij turneu, gjermanët nuk arritën të dhuronin spektakël, ashtu si pritej, kjo për meritë të padiskutuar të ekipit Ukrainës që luajti si e barabartë.

Si për ironi të fatit, dhe për kënaqësinë e çdo shqiptari, ishte Shkodran Mustafi ai i cili shënoi golin e parë të sfidës, një gol i cili u festua edhe në shqip nga tifozët e pranishëm në stadium. Mustafi ka shënuar me kokë në minutën e 19, ndërsa në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy” në Lille kanë buçitur thirrjet “Shqipëri-Shqipëri”.

Lideri i munguar Bastian Schweinsteiger hipotekoi fitoren vetëm në kohën shtesë, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Gjermaninë.

Gjermani-Ukrainë është sfida e dytë për grupin C në Euro 2016.

Minuta 56-Ukraina reagon me goditje standarde, Rakicki gjuan rrafsh me tokën por Nojer është i vëmendshëm duke devijuar në goditje këndi.

Minuta 51-Gjermania e nis edhe pjesën e dytë me një ritëm të lartë. Djemtë e Joakim Lev nuk heqin dorë për asnjë moment ofensiva e tyre, Toni Kors me një goditje nga distance “qeth” trekëndëshin e Pjatov

Minuta 36- Nuk është më Nojer që bën mrekullinë por Boateng. Qendërmbrojtësi është fantastik me largimin e tij në vijën fatale, një veprim që praktikisht ka vlerën e një goli.

Minuta 29- Gjermania është e frikshme sa herë që zbret në sulm, Pjatov i mohon një gol të pastër Gedirës në minutën e 29-të.

Minuta 26- Manul Noier është pa diskutim një nga portierët më të mirë në botë për të mos thënë më i miri dhe këtë e tregon në minutën e 26-të ku me reflekset e tij mban të pa prekur portën.

Minuta 18- Shqiptari nga Gostivari behët sërish protagonist duke shpërblyer besimin e trajnerit Lev. Shkodran Mustafi firmos golin e parë për Gjermaninë në Kampionatin Evropian. Mbrojtësi më origjinë shqiptare finalizon saktë me kokë një kros të Toni Kross duke kaluar pancerat në avantazh.

Minuta e 4-Një gabim i Mustafit për pak mund ti kushtonte shumë Gjermanisë teksa Kolopianka godet fuqishëm por Nojer grushton në goditje këndi.


Formacionet zyrtare:

Gjermania: (4-2-3-1): Neuer; Howedes, Boateng, Mustafi, Hector; Khedira, Kroos; Muller, Ozil, Draxler; Gotze. Trajner: Low

Ukraina: (4-2-3-1): Pyatov; Fedetskiy, Khacheridi, Rakitsky, Shevchuk; Sydorchuk, Stepanenko; Yarmolenko, Kovalenko, Konoplyanka, Zozulya. Trajner: Fomenko

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: