Gjesti i Zonjës së parë të SHBA është lavdëruar nga këngëtarja Rihanna pas publikimit të videos së sikletshme ku Melania Trump duket se refuzon dorën e bashkëshorit Donald Trump,teksa dilnin nga avioni presidencial Air Force One.

50 vjeçarja Melania largoi dorën nga Donald Trump dhe e përdori atë në dukje për të mbajtur fustanin nga era në shkallët e avionit, por klipi u bë hit në rrjetet sociale.

Rihanna gjithashtu e ripostoi atë duke e shoqëruar me një këngë të sajën.

Kundershtarja e njohur e presidentit Trump shoqëronte pamjet me këngën për gratë e pavarura “Needed Me”, nga albumi i saj i vitit 2016, ANTI.

Në video artistja komentonte se “Melanias i pëlqen arti”, duke iu referuar postimeve të saj të mëparshme me vizatime politike kunder Trump.

Zhvillimi vjen teksa presidenti Trump përballet me çështjen e votës me postë për të cilën thotë se është pre e manipulimeve teksa përballet në nëtor me rivalin demokrat Joe Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb