Fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit është pasuar nga një tjetër triumf kuqezi por këtë herë në sportin e boksit. Gjetan Keta ka arritur të mposhtë pas pesë raundeve boksierin nga Bosnja, Sladan Janjani, duke fituar në këtë mënyrë titullin kampion Bote në federatën ËBU. I vendosur para forcës së Ketës, por edhe mbështetjes së tifozëve për boksierin kuqezi, boshnjaku u tërhoq nga ndeshja në raundin e pestë, duke ia bërë më të lehtë fitoren boksierit nga Bulqiza. Ndeshja u zhvillua në Dibër të Madhe dhe u dominua plotësisht nga Keta, i cili nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren, duke e bërë kështu të tijin titullin e radhës, vetëm një ditës pas fitores së kombëtares kuqezi. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb