Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo jep një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Në një mesazh të ndjerë në “Facebook”, Pollo shkruan se Prodani do të jetë i qeshur edhe atje lart, ashtu siç ishte gjithmonë.

“Lamtumirë Kujtim Prodani e gjetsh paqe atje ku je! Por besoj se do të jesh i qeshur edhe atje! Siç ishe gjithmonë. Siç të kam njohur që në klasën e parë fillore në v. 1969! RIP”, shkruan Pollo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb