VLORA

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në takim ishin të pranishëm kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

Pas përfundimit të takimit, në një prononcim për mediat, postin e ri Ahmetaj e cilësoi si përgjegjësi ndaj qarkut të Vlorës, ndërsa në lidhje me kryebashkiakun Dritan Leli, mban të njëjtin qëndrimin si Partia Socialiste.

Ahmetaj deklaroi se socialistët janë të bashkuar jo vetëm në Vlorë, por edhe në të gjithë Shqipërinë dhe se kanë nisur punën për mandatin e 4.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb