Atalanta dhe mbi të gjitha Shqipëria ka luksin të ketë në dispozicion një lojtar kalibri i Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi kuqezi zhvilloi një tjetër 90-minutësh të madh në Madrid duke qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e bergamskëve: “Perfekt në mbrojtjen me tre, në këtë ndeshje në të majtë të qendrës, luan gjithnjë pa frikë dhe thuajse gjithnjë ia del me sukses, nota 6”, shkruan “Sportmediaset”.

Berati
Berati

Ndaj Realit duhej më shumë se sa kaq, ishte një ndeshje që duhej fituar por në fund eksperienca e spanjollëve bëri diferencën, për trajnerin Zidane ky nuk ishte aspak një kualifikim i lehtë, përtej rezultatit: “Nuk ishte e lehtë, Atalanta bëri një ndeshje të bukur. Në bëmë dy gola të rëndësishëm, në mbrojtje gjithashtu luajtëm mirë”, u shpreh Zidane në konferencë për shtyp duke mos preferuar të flasë për C.Ronaldo. Sigurisht ky eliminim nuk i lë një shije të mirë trajnerit Gaspetini, kjo ishte një sfidë dyshe që nisi gabim që në ndeshjen e parë: “Kur dhuron kështu golash gjithçka bëhet më e vështirë, na vjen keq sepse dëshironim të bënim një ndeshje më të mirë, i kishim të gjitha mundësitë. Gjithsesi këto janë eksperienca fantastike që i bëjnë mirë skuadrës, lojtarëve, trajnerit dhe shoqërisë”, u shpreh Gasperini pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb