Kamerat e sigurisë që policia ka siguruar tregojnë se grabitja e argjendarisë të shtunën në Kamëz, nuk ka zgjatur më shumë se 1 minutë.
Ata ende nuk janë identifikuar, pasi gjatë gjithë kohës nga momenti i futjes në argjendari deri në humbjen e gjurmëve, ishin të maskuar. Policia ka zbuluar vetëm drejtimin e arratisjes së tyre, dhe kamerat i regjistruan deri në afër Zallherrit. Me motor, më maska, dhe kallshnikov, në një moment ata kanë rrëshqitur dhe rrëzuar por më pas kanë vijuar arratisjen.
Nga ana tjetër policia shoqëroi disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikim, nëse kanë lidhje me ngjarjen, por më pas u lanë të lirë. Mësohet se vlera e sendeve të arit dhe argjendit të marrë prej tyre arrin deri në 7 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që punonjësja ka deklaruar se nuk u përball me grabitësit, pasi atë moment ajo ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut.
Pamjet tregojnë një prej agresorëve i armatosur me automatik që pret të dera dhe ruan, teksa ka lënë motorin jashtë. Kurse tjetri brenda mbledh ç’të gjejë nën kërcënim dhe del me një çantë të mbushur.
