Festat e këtij fundviti nuk do të jenë si më parë diktuar nga pandemia Covid-19 ku çdonjëri nga ne duhet të kujdeset për tjetrin dhe të respektojë rregullat nga parandalimi i infeksionit. Ne të rriturve na duhet të tregohemi më të kujdesshëm, që fëmijët të mos i privojmë nga përjetimi i bukur i festave. Ata duan pemën e Vitit të Ri, tingujt, ndriçimin dhe mbi të gjitha shpresojnë se Babagjyshi i Vitit te Ri do të kujtohet edhe këtë vit për ta.

Fondacioni FAB, me President Fatmir Hysenbelliun, kanë menduar që edhe këtë vit të jenë pranë fëmijëvë të vegjël, atyre që i ndjejnë më shumë këto festa. Ky fondacion i mbështetur edhe nga ekipi i futbollit ‘Pretige MFC’, vendosën të japin dhurata për rreth 50 fëmijë në shkollën “Haxhi Korra”, në fshatin Cerkezë të Kamzës.

Të vegjlit kishin menduar që në shenjë falenderimi për dhuratat e ardhura nga Fondacioni FAB, të falenderonin z.Fatmir Hysenbelliu, me një kartolinë të shkruar prej tyre.
“Kampionët vazhdojnë përpara derisa të bëjnë të duhurën. Bëre golin më të bukur në portat e zemrave të tyre. Faleminderit babagjyshi Oni. Gëzuar.”

Maida Gjineci, Përfaqesuese e Fondacionit “FAB”, deklaroi se fondacioni ka kryefjalë të tij fëmijët, dhe për këtë arsye ka vendosur që edhe këtë vit të jetë pranë tyre, edhe pse në një kohë të veshtirë. Ajo shton se keto nisma tashmë janë kthyer në një traditë për Fondacionin.

“Tashmë është kthyer në një traditë që FAB Foundation si pjesë e ‘Hysenbelliu Group’ të jetë një suportues i fëmijëve jo vetëm i çdo dite, por edhe në raste festash. Një shoqëri e cila i rrit dhe i edukon mirë fëmijët e saj e përcakton që në këtë moment të ardhmen e vet prandaj edhe ne jemi fokusuar pikërisht tek fëmijët në mënyrë që të jenë pikërisht ata të cilët do të krijojnë më tej shoqëri e cila do të mbart virtyte dhe vlera. Realisht viti që pak nga pak po lemë pas ka qënë tepër i vështirë dhe i urojmë shëndet. Urojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë dhe të mund të përqafohemi sërish.” -u shpreh Maida Gjineci.

Ndërsa futbollisti i skuadrës së futbollit ‘Prestige MFC’, Renato Antoni shprehet i lumtur që edhe ekipi i tij u bë mbështetës i fondacionit FAB për të gëzuar fëmijët e vegjël në këtë prag festash.
“Si përherë dhe Fondacioni FAB është pranë festave dhe pranë fëmijëve të vegjël. Gjithmonë ajo është pikësynim i fondacionit për fëmiëjt e vegjël për t’i bërë ata të lumtur për festën. Sigurisht dhe ekipi “Pretige” i është bashkuar fondacionit duke ndihmuar me pjesën tonë. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën për fëmijët e vegjël që dhe ata të ndjehen pranë festave, atmosferën e festave dhe babagjyshin.” tha Antoni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtoresha e Shkollës Enkeleda Gorezi si dhe mësuesja e arsimit fillor Alketa Hysa shprehën falenderime për fondacionin FAB që vendosi të gëzojë fëmijët e shkollës së tyre.
“Ju falenderoj në emrin tim personal Fondacionin FAB që është në ndihmë të fëmijëve sidomos në këto ditë të vështira na gëzuat pamasë jo vetëm kalamajt, por edhe ne me praninë tuaj.”- u shpreh Gorezi.
“Në këtë prag festash dhe në këtë vit të vështirë dëshiroj lumturi dhe buzëqeshje pafund për fëmijët. Falemindert që erdhët ju aty ku festa ndoshta nuk vjen si kudo. Shumë faleminderit Fonadacioni FAB që i bëtë këto fëmijë të lumtur.” tha Hysa.

Fondacioni FAB në çdo prag festash është pranë fëmijëve jetim, me aftësi ndryshe apo fëmijët e zonave rurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb