Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për Pandeli Bozhën, i arrestuar pak ditë më parë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha dyshohet se ka qenë i përfshirë në blerje votash në qytetin e Fierit, me qëllim favorizimin e vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sipas prokurorisë, Pandeli Bozha ka përdorur kontakte personale dhe mjete financiare për të ndikuar tek zgjedhësit në favor të kandidaturës së së bijës. Ai u vu në pranga gjatë një operacioni të ndërmarrë nga autoritetet në kuadër të hetimeve për parregullsi zgjedhore.

Megjithatë, GJKKO vendosi që Bozha të qëndrojë në arrest shtëpie, duke marrë parasysh moshën e tij dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb