TIRANA

Reshat Radhima është dënuar me 8 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim droge kryer në bashkëpunim.

Radhima ishte pjesë e grupit të Habilajve që merreshin me kultivimin dhe transportimin e drogës jashtë vendit.

Ai është arrestuar më 17 prill të 2019 dhe Gjykata ia përllogarit dënimin prej asaj dite. Po ashtu kërkohet që Radhima të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Dy javë më parë po GJKKO dha dënimet për anëtarët e grupit Habilaj, ku Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar iu ul në 10 vite kurse Nezar Seiti, Fatmir Minaj e Meridian Sulaj u dënuan me nga 13 vite e 6 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar iu ul në 9 vite secilit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb