Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar sot gjobën administrative që mori kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi sot në Durrës.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se gjoba ndaj Bashës është një turp irritues dhe kjo tregon sipas tij se një polici që përdoret politikisht. Po ashtu ai theksoi se me këtë logjikë duhet të dënohet dhe kryeministri Rama apo dhe ministrat kur dalin në publik në kohë pandemie.

“Gjoba ndaj Bashës është një turp irritues! Është një përdorim politik i Policisë së Shtetit, ata qofshin që marrin të tillë urdhra dhe përdoren në mënyrë kaq bajate dhe kaq banale. Unë e  kam parë atë takim të z.Basha, dhe e ka ruajtur distancën. Me këtë logjikë duhet të dënohet edhe kryeministri që ka dalë ne kantierë dhe ka patur kontakte me njerëz gjithashtu edhe ministrat që dalin në publik! Kjo tregon që kemi një polici të pushtetit jo të shtetit që përdoret politikisht në mënyrë të padenjë! Qeveria del, ndërsa do t’i mbylle gojën opozitës me gjoba. Është një gjest shumë i shëmtuar që të indinjon”, tha Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb