Gazetari i “Bresciaoggi”, Giuseppe Spatola, në një intervistë për “News 24”, rrëfen mbi çka ndodhi me ekipin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë natën e fundit, pas përfundimit të misionit të tyre.

Siaps tij, pas ceremonisë së falenderimit organizuar nga autoritetet e rajonit të Lombardisë, ku u cilësuan heronj, ekipi shqiuptar i bluzave tw bardha organizoi një festë në hotel, mesa duket për të ulur tensionin e akumuluar.

“Në mesnatë pronari i hotelit ka telefonuar policinë e Brescias dhe menjëherë aty kanë mbërritur 2 patrulla, pasi me shpalljen e pandemisë është e ndaluar rreptësisht të qenurit bashkë në një dhomë shumë persona. Ata ishin 10 dhe secili u gjobit me nga 500 euro. Përveç kësaj, një prej mjekëve tentoi të kërkonte shpjegime nga forcat e rendit, por u denoncua prej tyre për fyerje në publik. Për ngjarjen u informua edhe ambasada juaj, si dhe u morr edhe Ministria e Jashtme e Italisë dhe kuestura e Brescias”, tregon gazetari.

Giuseppe Spatola thotë se autoritetet e shëndetësisë reaguan në mënyrë institucionale, pasi është e qartë që në momente të tilla duhet marrë në konsideratë edhe aspekti human.

“Mjeket që na kanë ofruar ndihmën e tyre në Itali, kanë qenë përballë një lufte të vërtetë. Mjafton t’iu referohemi shifrave: më shumë se 2000 të vdekur, 12000 të infektuar, pra 1 i infektuar në 100 banorë. Pra, tensioni i akumuluar prej tyre kuptohet qartë. Apeli që i është bërë nga të gjitha instucionet e Brescias ishte për t’i anuluar këto gjoba. Ekipi shqiptar eshtë vlerësuar maksimalisht dhe ky mëkat le të themi është konsideruar si diçka fare e vogël në krahasim me punën dhe luftën e tyre me këtë virus që mesa duket nuk do ta lerë Italinë”, shton ai më tej.

Mediat lokale, rrëfen gazetari Italian, kanë publikuar në faqet e para foton e ekipit shqiptar, duke i përshendetur si heronj.

“Kjo ngjarje gati-gati komike nuk është prekur në media, pasi në një fare mënyre nuk kanë dashur ta zmadhojnë një gjë të tillë përballë kësaj ndihme të dhënë prej jush!”, përfundon Spatola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb