TIRANE- Pas akuzave në emër të maxhorancës, nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se lideri i PD-së ishte gjobaxhiu më i madh, vjen reagimi nga Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘Open’ Basha e cilësoi Ballën një shpifës të dënuar me vendim gjykate. Ai mohoi akuzat, ndërsa theksoi se familja e gruas së tij dhe familjarët nuk asnjë kompani konsulence.

“Taulant Balla është një shpifës i dënuar me vendim gjykate dhe kjo dihet tashmë botërisht. Megjithatë unë u garantoj juve dhe gjithë shqiptarëve se as bashkëshortja dhe as një familjar tjetër i imi, nuk ka kompani të tilla konsulence. Edi Rama dhe shpifësi i tij, Balla kontrollojnë çdo institucion në vend, ndaj unë i ftoj të provojnë akuzat e tyre ndaj meje, ose në të kundërt, të heshtin dhe të mos shpifin akoma”, tha Basha.

Sot gjatë kohës që demokratët prezantonin paketën e re antimafia, Balla tha se: “Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele” u shpreh Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: