Një nga lojtaret më të mira të të gjitha kohërave në botë, Serena Williams është gjobitur me 10 000 dollarë për sjellje të papërgjegjshme në përgatitjet për turneun e Grand Slam në Wimbledon.
Drejtuesit e një prej turneve më prestigjioze në botë të tenisit i vendosën gjobë 37-vjeçares Serena Williams, sepse gjatë përgatitjeve në fushat e stërvitjes dëmtoi barin me raketë.
Në ndjekje të titullit të tetë dhe rekordit të saj në Wimbledon, tenistja amerikane Williams ka arritur në çerekfinale në këtij turneu prestigjioz në tenis.