Në një intervistë në News24, ish-ministri i Financave në qeverisjen e PS, Arben Malaj u shpreh se gjoba e vendosur ndaj “Birrës Tirana” që është embleme e vendit, dëmton punonjësit.

Malaj theksoi se gjobat janë një instrument që mund të keqpërdoren në luftën tregtare dhe se e lënë në dorën e një njeriu të papërgjegjshëm që mund të jetë një inspektor tatimor i krijon situata jashtëzakonisht të vështira biznesit.

“Ajo që dua të ndaj dhe me opinionin publik është fakti që gjobat janë një instrument që mund të keqpërdoren në luftën tregtare dhe fatkeqësisht siç dhe e keni konstatuar përpara legjislacioni shqiptar është bazuar gjithnjë e më tepër te gjobat, ndërsa legjislacioni europian bazohet gjithnjë e më tepër të lehtësitë. Një gjobë e madhe e lënë në dorën e një njeriu të papërgjegjshëm që mund të jetë një inspektor tatimor i krijon situata jashtëzakonisht të vështira biznesit. Çështja nuk duhet të jetë si të vendosen gjoba, por si të lehtësohen. Unë kam qenë kundër gjobave të lartë”, deklaroi Malaj.

“Shtetet japin subvencion për të futur njerëzit në punë. Kur shkon nga 300 punonjës në 150 duhet të të dridhet dora për të bënë një gjobë aq të madhe. Janë mesatarisht 1200 persona që mund të shkojnë në kushtet e ndihmës ekstreme pasi ata kanë familje, kanë vëllezër, motra”, tha ai.

“Në rastin konkret bëhet fjalë për një kompani me emër në treg shumë e rëndësishme. Është e trishtueshme që ajo emblemë e Shqipërisë është katandisur në atë mënyrë dhe ka katër muaj që punon.

Nuk besoj që ka argumente që një kompani të vendoset përballë falimentimit. BE ka politika mbështetëse për kompani të tilla që mund të gjenden në vështirësi. Gjithë përkushtimi duhet të jenë cilat janë hapat që i mbështesin kompani të tilla”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: