VLORE- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin kanë zhvilluar sot një takim në Bashkinë e Vlorës, ku kanë diskutuar për çështjen e pronave.

Gjatë fjalës së saj, Gjonaj theksoi se qeveria ka ndërmarrë një sërë nismash për të ndalur abuzimet me pronat në bregdet.

“Kemi ndërmarrë një sërë nismash. Masa e parë bllokimi i lëshimit të AMTP të bregdetit për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit. Task-forca do të identifikoj tokat që është abuzuar”, tha Gjonaj.

Ndërkohë, vet ambasadorja Vlahutin tha se Vlora është një nga zonat problematike për çështjen e pronave, duke nënvizuar edhe faktin se pse turi fakt mbledhës kishte nisur nga ky qytet. Ambasadorja tha se pas reformës në drejtësi, reforma tjetër e rëndësishme për shqiptarët do të jetë ajo e pronave.

“E filluam nga Vlora. sepse është një zone problematike përsa i përket kësaj çështje ashtu sic janë rajonet bregdetare. Për mua dhe delegacionin është udhëtim fakt mbledhës. Mblodhëm të dhëna nga institucionet por më të rëndësishëm ishin qytetarët. Gjatë 27 viteve të fundit dhe më parë është krijuar një kaos me pronat. Pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër e rëndësishme për shqiptarët. Do të kemi takime në bashki të tjera. Sëbashku me Ministren e Drejtësisë do të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar për të analizuar situatën dhe këndvështrimin e njerëzve dhe për t’i dhënë një zgjidhje. Ka njerëz që nuk regjistrojnë dot pronat që të afërmit e tyre i kanë pasur për 300 vjet dhe kjo është dhe pika nga do fillojmë. Mesazhi nga qytetarët është që kjo ka një rëndësi të rëndësishme për bazën e demokracisë. Njerëzit kanë pritur një kohë të gjatë për zgjidhje. Ka ardhur koha që ky problem të marrë zgjidhje.”, tha Vlahutin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb