TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha pas një takimi në njësinë 7 deklaron se jemi gati për të kryer zgjedhjet në çdo organizatë dhe çdo qelizë të partisë.

Gjosha shprehet se LSI së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjnë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për çdo familje shqiptare.

“Në njësinë 7 të Tiranës, jemi gati për të kryer zgjedhjet në çdo organizatë dhe çdo qelizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësim dinjitoz, integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve janë tre parime që ndjekin punën tonë në çdo hap. LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për çdo familje shqiptare”, shkruan Gjosha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb