Francesco Pio Esposito po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga shpresat më të mëdha të futbollit italian. Sulmuesi 20-vjeçar la gjurmë edhe në miqësoret e Qershorit të zhvilluara në Luksemburg dhe Greqisë, ku arriti të realizojë 2 gola në 163 minuta lojë, duke treguar jo vetëm instinkt realizues, por edhe sakrificë dhe përkushtim maksimal për skuadrën.
Që nga debutimi me Kombëtaren italiane në shtator të vitit 2025, Esposito ka grumbulluar 9 paraqitje dhe 5 gola, një statistikë që e vendos mes talenteve më premtues të brezit të tij. Në historinë e Italisë, vetëm legjenda Giuseppe Meazza ka shënuar më shumë gola se ai para moshës 21-vjeçare, ndërsa Gianni Rivera mbetet i vetmi që ka arritur të barazohet me këtë rekord.
Edhe në nivel klubesh, sezoni i tij ka qenë mbresëlënës. Me fanellën e Interit ai fitoi titullin kampion dhe Kupën e Italisë, duke kontribuar me gola dhe asistime në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.
I vlerësuar për karakterin, përulësinë dhe shpirtin luftarak, Pio Esposito po fiton gjithnjë e më shumë besimin e tifozëve dhe specialistëve, të cilët e shohin atë si një nga figurat kyçe të së ardhmes së Kombëtares italiane. Në moshën 20-vjeçare, ai tashmë ka nisur të shkruajë kapitujt e parë të një karriere që premton shumë.
