Nga: Rashela Shehu

TIRANE– Rreth 37 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të Gjuhës së Huaj, duke nisur kështu provimet përmbyllëse të maturës. Testi me 25 pyetje u cilësua më së shumti i lehte nga maturantet e kryeqytetit, teksa u shprehen se pati mbarëvajtje te procesit të provimit.

Administratoret e gjimnazit “Partizani” shprehen se nuk pati maturante te penalizuar për kopje.
Maturantët po përgatiten për testimin e Gjuhës dhe të Letërsisë në 8 qershor, por koha prej 4 ditësh e lënë në dispozicion përcaktohet si e pamjaftueshme prej tyre.

Ndërkohë policia e Shtetit ka marre masat për mbarëvajtjen e Maturës Shtetore duke angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit.

Drejtori i Rendit Publik ne Policinë e Shtetit Albert Dervishaj u shpreh se janë marrë masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë.

Ndërkohë që maturantët do të njihen me rezultatet e provimit për gjuhen e huaj pas 10 ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb