Janë publikuar të gjitha datat dhe kriteret për pranimin e maturantëve në universitet, e ndarë në dy raunde. Raundi i parë nis me pagesën e tarifave të aplikimit në universitetet përkatëse ne varësi të institucionit publik ose privat të zgjedhur.

Koha për ta realizuar këtë, është në datat 10-27 korrik. Më 27 gusht do të publikohen fituesit, e një ditë më vonë maturantët do të kenë të drejtë ankimimi. 29 gusht, 11 shtator do të jetë faza e regjistrimit.

Kjo sa i përket raundit të parë. Në raundin e dytë pagesa e tarifave për aplikim do të jetë 29 gusht-14 shtator. 15-17 shtator do të bëhet renditja e degëve preferenciale dhe më datë 21 publikohet dega fituese. Regjistrimi do të bëhet nga datat 22 shtator 1 tetor, ndërsa maturantët kanë të drejtë edhe të çregjistrohen nga një degë nëse dëshirojnë, në data të posaçme, në dy raundet e vendosura në dispozicion.

Whatsapp Image 2023 07 11 At 11.47.17
Whatsapp Image 2023 07 11 At 11.47.17

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb