Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.

Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviç e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi.

Gjukanoviç ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë vetëm tri ditë pasi ka humbur në zgjedhjet presidenciale ndaj Jakov Millatoviçit nga Lëvizja Evropa Tani.
Gjukanoviç ka qenë presidenti i DPS-së prej vitit 1998, kur e ka marrë pushtetin nga presidenti paraprak, Momir Bullatoviç.

Gjukanoviç do të zëvendësohet si kryetar partie nga udhëheqësi aktual i klubit parlamentar të DPS-së, Daniel Zhivkoviç./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb