Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur pafajësinë e tij.

Më herët Armando Ndreca u shpall fajtor për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, por u deklarua i pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Asokohe, pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1/3, ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb