ELBASAN

Gjykata e Elbasanit pranon kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh.

Timofeeva ka dalë sërish para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan pas kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshtoi pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë, megjithëse mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares.

Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb