Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator për shqyrtimin e rigjykimit të çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas njoftimit, çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, në orën 09:30.
Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg.
