Pasi Dhoma e Kolegjit në Gjykatën e Lartë vendosi që të lërë në burg Erion Veliajn, protestuesit që qëndrojnë jashtë godinës kanë shpërthyer në kor, duke lëshuar thirrje kundër kryebashkiakut të Tiranës.
“Rama në burg, Veliaj në burg”, dëgjohen disa prej thirrjeve të plotësuesve duke bërë thirrje me megafon.
Po ashtu protestuesit lakojnë dhe emrin e kreut të PD-së, Sali Berisha dhe Belinda Balluku, duke i uruar që fati i tyre politik të jetë; burgu!
