Kuvendi ka ankimuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ. Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e pushoi si çështje me pretendimin se nuk kishte vepër penale por Kuvendi e ka ankimuar tashmë në Apel.

Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

News 24 zbardhi dje vendimin e arsyetuar të  Gjykatës ku thuhej që socialistët pretendonin se biznesmeni Nuel Kalaj për shkak të lidhjeve që kishte me Shkëlzen Berishën, kishte ndikuar në çështjen e privatizimit. Si prova për këtë paraqiteshin disa e-maile të shkëmbyera mes Kalajt dhe përfaqësuese të kompanisë çeke CEZ. Por gjykata arsyeton se nga përmbajtja e e-mail-eve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH të CEZ.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb