Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, në fjalën për mediat u shpreh se vendimi mgjykatës për të rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, ka përcaktuar që asnjë organ tjetër përveç kryetarit të partisë nuk është legjitim për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesa për ndryshime statutore.

Ai shtoi se është i bindur se edhe Apeli do të marrë një vendim të bazuar në ligj.

“Lidhur me vendimmarrjen që ka marrë organet legjitime të Partisë Demokratike. Përcaktimet ligjore janë të qarta, vendimmarrja e Gjykatës së Lartë është e qartë. Dhe vendimi i marrë sot nga Gjykata e Rrethit Tiranë, ështe vendim në frymën e vendimit të Gjykatës së Lartë. Pra, ky vendim ka përcaktuar që asnjë organ tjetër përveç kryetarit të partisë nuk është legjitim për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesa për ndryshime statutore. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i qartë dhe gjykata sot vendosi në lidhje me këto përcaktime ligjore. Siç u kam thënë edhe herë të tjera, ne nuk bëjmë deklarata dhe nuk mbajmë qëndrime në lidhje me vendimet e gjykatave. I respektojmë vendimet e gjykatave dhe jemi të qetë në lidhje me çdo vendimmarrje të marrë nga gjykata. Siç e kemi shprehur herë për herë ne do të respektojmë çdo vendimmarrje të gjykatës dhe ftojmë të gjitha palët e tjera që të respektojnë vendimmarrjet e gjykatës. Siç ua kemi thënë edhe herë të tjera, ne jemi të bindur që edhe gjykata e apelit do të marri vendimin të bazuar në ligj dhe në dispozitat ligjore”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: