TIRANE – Kur dhe pak orë kishin mbetur nga ndërrimi i viteve, gjysma e kryeqytetasve mbetën pa energji në shtëpitë e tyre si pasojë e një defekti në nënstacionin e ish-uzinës traktori.

Pa energji elektrike mësohet se mbetën “Rruga Bardhyl”, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, “Ali Demi”, Shkoza dhe fshatrat përreth.

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, në OSHEE, Petraq Lika në një lidhje telefonike me News24, raportoi se defekti erdhi sepse u këput përcjellësi i linjës 110/KV.

“Defekti nuk ndodhi për shkak të problemeve të motit, por se u këput përcjellësi i linjës 110/KV,” u shpreh ai.

Lika tha gjithashtu se tani nuk ka asnjë defekt, dhe se furnizimi u bë nga linja e Elbasanit. “Për 40 minuta u furnizua me energji zona juglindore. OSHEE është në gatishmëri të plotë. Sigurojmë që nuk kemi asnjë defekt tani,” tha Lika.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: