Atletico Madrid do të përballet me Athletico Bilbaon në orën 21.30 të enjten, në ndeshjen e vlefshme për Copa Del Rey. Në takimin e parë, Los Colchoneros u mundën 1-0 dhe në aktin e kthimit do tentohet përmbysja.

Antoine Griezmann nuk do të jetë pjesë e sfidës. Sulmuesi francez nuk luajti as ndaj Almerias për shkak dëmtimi, ndërsa për këtë takim do lihet pushim për t’u rikuperuar plotësisht. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, në intervistën e dhënë para gjysmëfinales.

“Griezmann nuk do të jetë në ndeshje. Ne kemi nevojë që ai të rikuperohet mirë. Jam i bindur se shokët e ekipit që do ta zëvendësojnë do ta bëjnë diçka të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme” – Tha Simeone.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: