Nga: ZONJA ENEIDA

1 qepë
1 presh
150 ml salcë domate në kubikë
1 paketim me kofsha pule
1 karotë
300 gr makarona në formë orizi
2 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
Kripë
Piper të zi

Fillimisht skuqim kofshat e pulës në vaj ulliri. Grijmë qepën dhe karotën në kubikë dhe preshin në feta. I shtojmë tek pula bashkë me hudhrën dhe vazhdojmë skuqjen. Pasi janë zbutur shtojmë salcën e domates, i skuqim pak dhe i shuajmë me verë. Shtojmë makaronat, kripë, piper dhe i kalojmë në tave. Vendosim edhe 2 gjethe dafine dhe e vendosim tavën në furrë në 220 gradë për 30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb