Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr mish viçi
2 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
1 karrotë
1 spec jeshil
2-3 kokrra domate
100 ml verë të kuqe
1 filxhan çaji makarona në formë elbi
2 gjethe dafine
1 lk piper të kuq
3 luge gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Presim mishin në copa të vogla dhe e vendosim në një tenxhere, e kaurdisim pak me një lugë vaj ulliri dhe sapo të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë, vendosim dy gjethe dafine, pak kripë dhe e lëmë të ziejë për 20-25 minuta.
Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në gjysëm rrathë derisa të zverdhet pak, e shuajmë qepën me verë, e lëmë të avullojë pak dhe më pas shtojmë në tigan specin të prerë në copa, karrotën në kubikë, domatet të qëruara nga lëkura dhe të prera në copa, 2 thelpinj hudhër, kripë, piper të kuq dhe piper të zi. Të gjithë këta përbërës i trazojmë mirë për pak minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit, e lëmë të ziejë derisa të na formohet një masë në trajtën e një salce jo shumë të trashë. E shtrojmë më pas në një tavë duke shtuar makaronat në formë elbi dhe copat e mishit. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
