TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, një ish-ushtarak i njohur për përplasjet me ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka dalë në mbrojtje sot 12 prefektëve të rinj, ish-ushtarakë të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama.

Demiraj shkruan në “Facebook” se dinjiteti i ushtarakëve vitet e fundit është nëpërkëmbur si kurrë më parë.

Ai thotë se nuk po flet për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikimin e lëndëve narkotike, as për fikjen e radarëve nga QNOD gjatë aksioneve të policisë, as për vdekjen e pilotëve të FA në transportin e drogës në Spanjë, as për pilotët e vrarë nga korrupsioni i viteve te fundit por për përdorimin e ushtarakëve në pastrimin e plehrave.

Në janar të 2015-ës një avion shqiptar u rrëzua në Spanjë ku mbeti i vrarë Sokol Feka, major, me detyrë instruktor në Bazën Ajrore të Farkës.

STATUSI I DEMIRAJ
Të nderuar miq!
Këto dy ditë kam lexuar shumë komente të ndryshme për emërimin e 12 ish-ushtarakëve si Prefektë te qarqeve te Shqipërisë. Nuk dua të hyj në gjykime për emrat e përveçëm apo detyrën e re, por një gjë duhet thënë me forcë: ushtarakët duhen mbështetur e vlerësuar jo vetëm kur dalin në pension, por shume me tepër kur janë në detyrë.

Ushtarakët në detyrë dhe në përgjithësi njerëzit nën uniformë sakrifikojnë shumë, punojnë në kushte të vështira, pa infrastrukturën e nevojshme, pa pajisje dhe me paga qesharake.

Dinjiteti i ushtarakëve vitet e fundit është nëpërkëmbur si kurrë më parë (gjatë ç’drejtimit te Kodhelit). Nuk po flas këtu për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikimin e lëndëve narkotike, as për fikjen e radarëve nga QNOD gjatë aksioneve të policisë, as për vdekjen e pilotëve të FA në transportin e drogës në Spanjë, as për pilotet e vrare nga korrupsioni i viteve te fundit.

Nuk dua të flas për këto.
Dua të flas siç kam folur me force për futjen e efektivëve të ushtrisë në pastrimin e plehrave, në kushtet kur Bashkitë e vendit bëjnë tendera pastrimi miliona euro dhe kjo nën drejtimin e brigadierit Bazo, gjë e cila ka përdhosur dinjitetit e ushtarakëve.

Ata janë ushtarakët që e ngritën në qiell flamurin Kuq e Zi me misionet luftarake Eagle 1-8 duke luftuar në zonën më të vështirë të globit, Kandahar, Afganistan, përkrah aleatëve strategjikë SHBA dhe NATO-s.

Këta janë ushtarakët, të cilët së bashku me policët duhen të mbështeten, madje me shume se çdo shtresë tjetër e shoqërisë Shqiptare.

Demiraj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb