Dy shtetas janë proceduar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte në fytyrë, një 42-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. Ç., 67 vjeç dhe L. Ç., 64 vjeç, banues në Podgorije, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte në fytyrë, një 42-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb