ITALI– Policia italiane ka mundur të shkatërrojë një bandë grabitësish, pjesa më e madh e të cilëve ishin shqiptarë.

Sipas mediave italiane, grabitësit ishin kthyer në një shqetësim të vërtetë për banorët e zonës së Kazertës në Itali.

Mësohet se grabitësit, nën kërcënimin e armëve u merrnin atyre para dhe sende të ndryshme me vlerë.

Në kuadër të një superoperacioni për të goditur këtë bandë, karabinierët e Kazertës kanë arrestuar 16 shqiptarë dhe 2 italianë. Të gjithë janë të akuzuar për vjedhje e grabitje të rënda, zhvatje e kërcënime. Hetimet kanë nisur që më 2015, pas një grabitjeje të dhunshme në një banesë në Liberi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb