Njëra nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat është goditur me gurë. Bëhet fjalë për zyrën e PS-së në lagjen “30 Vjetori”, që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit. Dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer, duke u qëlluar me gurë. Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe pasa konstatimit është njoftuar policia.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ekspertët janë duke kryer veprimet, ndërkohë që është gjetur edhe guri me të cilin është goditur dera kryesore e kësaj zyre. Nuk dihet ende nëse thyerja e derës së jashtme të kësaj zyre është thyer në mënyrë të qëllimshme apo është thyer nga ndonjë person i dehur gjatë natës.

Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim për mediat në lidhje me këtë ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb