Nëse në Shqipëri të dhunosh arbitrat është bërë e modës, sikundër janë bërë të modës edhe vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF që zhbëjnë pas disa muajsh gjoja dënimet e ashpra të Komisionit të Disiplinës, në vende të tjera të Europës nuk ndodh kështu.

Në Francë, një futbollist i kategorisë së katërt është dënuar me 25 vite nga aktivitet futbollistike pasi goditi arbitrin më 2 shkurt.

Ngjarja është regjistruar në ndeshjes Sermes-Bojnes, ku gjyqtari Jan Knapelnik është sulmuar fizikisht nga tre lojtarë të skuadrës vendëse. Njëri prej lojtarëve është ndëshkuar me 25 vite përjashtim ndërsa dy të tjerët respektivisht me 3 dhe 2 vite.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb