Tenisti serbi Novak Djokoviç ka humbur prej skualifikimit të US Open plot 267 mijë e 500 dollarë.

Një top tenisi i goditur gabimisht në fytyrën e gjyqtares së vijës anësore ka bërë që Djokoviç ta mbyllë më herët se çfarë e kishte parashikuar turneun në SHBA.
Pikërisht, Djokoviç u skualifikua për sjellje jo- sportive gjatë ndeshjes, teksa kërkoi falje gjatë dhe pas ndeshjes për aktin duke pranuar gabimin.

Përveç dy gjobave që mori duke evituar konferencën pas ndeshjes, si dhe sjelljen jo- sportive, ai humbi 250 mijë dollarë prej fitimeve që do të merrte nëse do të vijonte të luante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb