Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin i cili 3 ditë më parë u përfshi në një konflikt me kryetarin e bashkisë së Kolonjës Erion Isai duke e goditur këtë të fundit me grusht.

Sipas asaj që thotë gjykata Kacolli do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk paraqet rrezikshmëri të lartë.

Ngjarja ndodhi natën e heshtjeve zgjedhore në afërsi të fshatit Qinam mes simpatizantëve të BF dhe Erion Isait dhe stafit të tij.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: