Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar si shkaktar të një aksidenti në autostradë. Burime zyrtare bënë me dije se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Durrës.

Më 27 shtator në autostradën Durrës-Tiranë, 24-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb