TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Rama tha se dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës dhe se kushdo që përdor dhunën si mjet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”.

Por Berisha e cilëson atë organizatorin kryesor dhe thotë se ai do të qëndrojë duar jashtë, por është organizatori.

“Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve. Do të qëndrojë duar jashtë, por është organizatori 100%.
Sa i përket komentit tjetër, në betejën e opozitës kam po ato fjalë që thashë aty në miting dhe do t’i them dhe më fuqishëm sepse qëndrimet, përdorimi i korrupsionit të Edi Ramës dhe Sorosit për të ndihmuar Edi Ramën duke goditur opozitën është akt jashtëzakonisht i rëndë dhe në këtë kontekst ky është qëndrimi im i palëkundur”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb