Në momentin më të rëndësishëm në “Euro2020”, një ditë përpara sfidës kundër Spanjës, e vlefshme për fazën e 1/8, Kroacia humbet titullarin e padiskutueshëm, Ivan Perisic. Federata Kroate ka njoftuar se Perisic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të cilave iu nënshtrua i gjithë ekipi përfaqësues, sipas protokollit të UEFA-s.

Skysports Ivan Perisic Goal 5424429
Skysports Ivan Perisic Goal 5424429

Perisic humbet në këtë mënyrë jo vetëm sfidën kundër Spanjës, edhe nëse arrin të kalojnë më tej, është e vështirë që lojtarin e Inter ta shohim sërish në fushë, pasi sipas protokollit sanitar është i detyruar të qëndrojë për 10 ditë në izolim. Të gjithë lojtarët e tjerë dhe anëtarët e stafit të përfaqësueses kroate kanë rezultuar negativ.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb