Ualid Zharmuni ishte golashënuesi i Tiranës, ndërsa sulmuesi bardheblu ka arritur të thyejë golat e sezonit të shkuar të mbajtur nga Kristal Abazaj. Francezi ka shënuar në total 13 rrjeta, duke qenë një nga më të mirët në Superiore, paçka të tjerëve si: Balaj, Lushkja e Mandela.

Gjithsesi, sulmuesi ka bërë më mirë, por jo për të thyer emra si Florent Hasani apo Taulant Seferi, që me fanellën e Tiranës kanë shënuar mbi 15 gola. Me 13 gola te Tirana, ai ka barazuar sezone të Bekim Balajt, Majkëll Ngosë kur ishin bardheblu, por vetëm kaq. Zharmuni është munduar para porte dhe është më mirë se një sezon më parë, por Florent Hasani dhe Taulant Seferi në dy kampionate të tjerë ku bardheblutë dolën kampionë dhe të dytët kanë shënuar 16 dhe 19 rrjeta.

Edhe për mesataren e golave për ndeshje dhe të rrjetës për minuta, francezi është në mesin e 16 kampionateve të krahasuara, duke treguar se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe. Ekipi i Tiranës këtë sezon ka shënuar 44 gola. Bardheblutë në 37 takime kanë një nga sulmet më të mira, por mezi shpëtuan nga rënia në Kategorinë e parë.

MERKATO – Me 13 gola, por Zharmuni është gati të shitet në një skuadër më të mirë. Dy janë lojtarët e Tiranës që mund të largohen në një destinacion të ri në qershor. Bëhet fjalë për Mahamadu Dembelenë dhe Ualid Zharmunin. I pari është një nga sportistët më të mirë të mbrojtjes, ndërsa i dyti golashënuesi i skuadrës. Dembele kërkohet në Austri, Turqi, si dhe ka interesim nga skuadrat skandinave. E njëjta situatë është edhe për Zharmuninë.

Futbollisti ka pasur oferta nga kampionati turk dhe Tirana nuk dëshiron që të humbasë sulmuesin pa bërë një sezon me bardheblutë. Vlera e Zharmunit është 350 mijë euro, ndërsa ajo e Dembelesë, 250 mijë euro. Tirana kërkon që të marrë të paktën 500-600 mijë euro nga ky operacion, ndërsa ende nuk ka caktuar një çmim të paktën për Zharmuninë, që pëlqehet nga disa klube dhe duan të dinë vlerën e kartonit dhe janë interesuar te bardheblutë. Bardheblutë nuk e shesin sulmuesin për të paktën 400-450 mijë euro dhe kjo ka bllokuar një lëvizje të tij në një skuadër tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb