Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në kampionatin amerikan të futbollit ku në startin e edicionit ka qenë një nga emrat më të përmendur, ndonëse vetëm në moshën 17-vjeçare. Mesfushori ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe po shfaqet rregullisht edh enë formacionet ideale të përzgjedhura nga ekspertët e MLS javë pas jave.
Kështu ka ndodhur edhe pas javës së 7 të kampionatit, ku djaloshi i cili ka veshur edhe fanellën e U15 të Shqipërisë para se të kalonte te SHBA, la shenjë me paraqitjen përballë Inter Majemit. Ndonëse ekipi i Nju Jork Red Bulls luante në transfertë ndaj kampionëve, Mehmeti dhe shokët e tij dhuruan një paraqitje mbresëlënëse dhe ia dolën të ndalnin Mesi & Co.
Vetë Mehmeti ishte autori i golit të barazimit 2-2, që i hoqi mundësinë Inter Majemit që t’i gëzohej fitores së parë në stadiumin e ri.

