Remzifaik Selmani realizoi golin e parë me Partizanin në atë fitore 4-1 me Kastriotin. Selmani u ndal për mediat pas sfidës, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

“Goli i parë. Ky ishte goli i parë me Partizanin. Ndjehem mirë shpresoj të shënoj sa më shumë.

Zgjedhja e duhur Partizani? Po mendoj se është e duhura tani jemi prapë të parët. Shpresoj të dalim kampionë.

Objektivi? Sa gola? Nuk e di këtë pjesë do jap maksimumin. Më e rëndësishmja të dalim kampionë. Statistikat personale nuk më interesojn kaq shumë.

Keni fituar titullarin? U transferova vonë nuk kam bërë fazën përgatitore me ekipin. Shpresoj të jem titullar.

Colella si është në dhomat e zhveshjes? Varet nga ndeshja. Ndonjëherë na kritikon, ndonjëherë na uron. Varet nga ajo që na kërkon, t’ja zbatojmë detyrat” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: