Një episod sa komik dhe aspak i hijshëm u regjistrua në sekondat e fundit në finalen e Superkupës së Italisë. Leonardo Bonucci, po bëhej gati të futej në fushë, teksa ishte piketuar nga Allegri dhe stafi i tij, si një nga goditësit e penalltive, por në minutën e 121, 5 sekonda nga fundi, Sanchez shënoi për Inter duke i mohuar këtë kënaqësi Bonuccit.

Në këto momente, qendërmbrojtësi e humbi duke goditur me shuplakë Cristiano Mazzillo, sekretarin e Inter. Video e këtij episodi po bën xhiron në rrjet, ndërsa Bonucci mund të paralizohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb