Mario Balotelli, ish-lojtar i Interit dhe Milanit, nuk e ka përmbajtur veten sot kur djajtë barazuan në fund të takimit derbin kundër zikaltërve.

Futbollisti kontradiktor që aktualisht luan tek Nice në kampionatin francez, e ka ndjekur nga televizori derbin që përfundoi me rezultatin 2-2 ku nuk e ka mbajtur dot veten në momentin që Zapata barazoi shifrat në minutën e 7 të shtesës.


Në një video që po qarkullon në rrjetët sociale, ai dëgjohet teksa iu drejtohet fansave të Interit duke thënë: “Nuk flet askush tani apo jo?!” Gjithashtu pas ndeshjes ai postoi një foto nga fundi i ndeshjes duke shkruar: “Më ofendoni nëse doni, nuk më plas…”.
mario balotelli
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb