Google njoftoi gjatë konferencës së zhvilluesve I/O se shërbimi Google Maps do të funksionojë dhe nëse nuk keni lidhje interneti. Ky shërbim do të përditësohet nga fundi i këtij muaji dhe do të ofrojë mbështetje për hartat, navigimin zanor, kërkimin e informacioneve rreth vendndodhjeve etj.

Kjo lëvizje e re është pjesë e iniciativës së Google-it për të përmirësuar shërbimet dhe eksperiencën e përdoruesit për platformën Android tek tregjet në zhvillim si Indi, Bangladesh, Sri Lanka, ku shërbimi i internetit nuk është edhe aq i mirë, raporton krokodili.com.

Versioni i ri i Google Maps do të lejojë përdoruesit të navigojnë hartat edhe në zonat ku nuk kap sinjal celulari apo nuk ka Wi-Fi. Kjo veçori e re është sidomos domosdoshme kur je në avion dhe nuk ka Wi-Fi, kështu ju mund të kërkoni për vende të ndryshme, restorante apo dyqane.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: