David dhe Victoria Beckham ishin ulur në divan së bashku me vajzën e tyre Harper, teksa një hajdut i maskuar merr rrobat firmato dhe të sende çmuara në dhomën, në katin e sipërm të vilës angleze, me vlerë 50 milion euro. Ngjarja ka ndodhur në Holland Park, në perëndim të Londrës dhe ishte pikërisht djali i tyre Cruz, 17 vjeç, që erdhi në shtëpi dhe zbuloi vjedhjen. Familja ka mbetur e shokuar nga ngjarja, që ka shkaktuar një dëm miliona euro.

Hajduti i maskuar, sipas asaj që raporton ‘Daily Mail’ ka thyer dritaren e katit të sipërm të vilës në Londër dhe ka hyrë në dhomën e gjumit duke vjedhur sende me shumë vlerë, teksa David dhe Victoria gjendeshin në katin e parë të shtëpisë. Ka qenë pikërisht Cruz që ka gjetur dhomën të kthyer përmbys, me xhamat e dritares së thyer dhe me sendet e vjedhura.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një burim pranë familjes ka thënë për ‘The Sun’:Fatkeqësisht familja Beckham ishte viktimë e një grupi hajdutësh mjaft profesionist që kanë operuar në zonë.

Fatmirësisht kriminelët arritën të hyjnë vetëm në këtë dhomë, përpara se të largoheshin’. Beckham kanë mbetur të shokuar nga ngjarja. Në të njëjtën mbrëmje edhe dy banesa pranë janë vjedhur.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb