Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Krujë, ku katër shtetas grabitën dhe kërcënuan me armë një biznesmen.

Balla ka përgëzuar punonjësit e policisë për parandalimin e një ngjarjeje kriminale në Krujë, teksa shton se ‘Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë’.

Kujtojmë se në pranga kanë rënë shtetasit: Elton Babasi, Altin Hima, Aurel Hasa dhe Sadri Hima

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: